Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu deklaroi sot në Konferencën Kombëtare kundër trafikimit të personave se Shqipëria ka ndërmarrë hapa të guximshëm në luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore.
Ambasadori Lu u shpreh se, rënia e komunizmit i ofroi shumë mundësi të reja Shqipërisë, por tranzicioni lejoi që shumë organizata kriminale të bënin që të binin pre e tyre gra dhe vajza.
“Që prej vitit 2014, qeveria e Shqipërisë ka ndërmarrë hapa të guximshëm për dënimin e trafikuesve. Ajo po trajnon zyrtarë që të dënojnë viktimat e trafikimit”, tha Lu. Sipas tij, “mbetet ende punë për të bërë në fushën e ndjekjes penale të trafikuesve”.
“Duhet të jeni krenarë që Shqipëria ka disa OJQ të drejtuara prej burrash dhe grash të përkushtuar që punojnë në mbrojtje të viktimave të trafikimit. Këta janë heronjtë e vërtetë të Shqipërisë”, tha ambasadori Lu.
“Shpresoj që ne të gjithë ta intensifikojmë luftën ndaj trafikimit të personave”, theksoi Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu, i cili shtoi se ka mbetur i tronditur nga takimi me vajzat e trafikuara.
ATSH