Një person ka sharë në baza raciste dhe pastaj e ka therur një shqiptar 31 vjeçar. Kjo ka ndodhur mbrëmë në një autobus në Havixbeck në qarkun Coesfeld të landit gjerman Nordrhein Westfallen, kur 52-vjeçari fillimisht ia kishte derdhur shqiptarit 31-vjeçar shportën me sende të blera dhe e kishte sharë, njofton ntv.de. Siç bën të ditur prokuroria ai e kishte sharë me fjalët si “Ausländerschwein” (derr i huaj) dhe “kanake” (një emërtim fyes për italianët dhe spanjollët).
Pasi kishin zbritur të dy nga autobusi, shqiptari i kishte kërkuar sqarime gjermanit për sjelljet e tij. Në atë moment ai e ka therur 31-vjeçarin me thikë, duke i shkaktuar plagë të thella disa centimetra në gjoks.
I plagosuri eshtë transportuar në spitalit në Münster dhe ndodhet jashtë rezikut për jetën, transmeton albinfo.ch. Ndërsa personi që e ka sulmuar atë është arrestuar. Ndaj tij është duke u shqyrtuar shpallja e urdhërarrestit. Por, sipas prokurorit, nuk ka bazë për mbajtje në burg ndërsa hetimet ndaj tij zhvillohen për veprat penale plagosje të rrezikshme trupore dhe fyerje.