Drejtuesja e komanduar e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, e cila emërimin e ka në Prokurorinë e Durrësit, i është drejtuar KLP me një kërkesë për tu emëruar në Prokurorinë e Apelit.
Prela në kërkesën e sja thekson se nëse nuk ka vend emërimi në Apel do të preferonte një komandim në Prokurorinë e Përgjithshme.
Kjo kërkesë e depozituar në KLP ende nuk është caktuar dita kur do të shqyrtohet, por mësohet se ka ardhur në kuadër të një konkurrimi normal për një pozicion të ri dhe lidhet me krijimin e organeve të reja në Drejtësi.
Prela e ka depozituar shkresën që me 2 tetor 2019 te kryeprokurorja Arta Marku dhe kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi.
Aktualisht Donika Prela është drejtuese e komanduar e prokurorisë për Krime të Rënda, por me krijimin e SPAK, ky organ shkrihet, ç’ka për Prelën do të thotë rikthim në Prokurorinë e Durrësit, aty edhe ku ka emërimin.
Mësohet sakaq se kërkesa po shqyrtohet nga Komisioni i Karrierës e më pas KLP do të dalë me një vendim.
g.kosovari