Mbështetje e pakursyer e Austrisë në çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Kështu shkruan kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm teksa ka transmetuar edhe konferencën e zv.ministrit Cakaj me kryediplomatin austriak.
Ministri në Detyrë Gent Cakaj gjatë konferencës me Alexander Schallenberg u shpreh se qeveria shqiptare ka përkushtimin maksimal dhe është e vetëdijshme për problematikat e vendit.
Ndërkohë, Schallenber shtoi se Austria ka ofruar një ndihmë prej 200 mijë eurosh për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 21 Shtatorit.
“Dua të shpreh ndjenjat thella për të prekurit nga tërmeti . Austria do të japë 200 mijë euro ndihmë dhe po shohim kërkesa të tjera që ka bërë kryetari i bashkisë së Tiranës.
Por Austria do i ndihmojë të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Javën tjetër do të kemi vendimin e këshillit, ne duam të hapet drita e gjelbër për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ne besojmë se kjo ka të bëjë me kredibilitetin e tij, kushtet janë plotësuar, tani duhet të bëjmë atë që na takon ne.
Ne jemi përpara diskutimeve të vështira, nuk ka ende unanimitet, por miqtë tanë shqiptarë mund të mbështeten te ne” – tha ai.