Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 40-vjeçar, i cili është kapur duke lëvizur me armë zjarri.
Bëhet fjalë për 40-vjeçarin Gentjan Balla nga Shijaku, i cili ka qenë i dënuar me parë me 15 vite burg për vrasje me dashje.
Duke marrë parasysh rrezikshmërinë e personit, blutë e Durrësit kanë ngritur pika kontrolli gracë, e më pas kanë mundur që të bëjnë identifikimin e automjetit me të cilin po lëvizte.
Në momentin që Policia ka ndërhyrë për të ndaluar automjetin, 40-vjeçari ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap duke hedhur edhe armën e zjarrit në tokë, por është arrestuar më pas nga policia, e cila kishte ngritur edhe perimetër sigurie në mënyrë që ai të mos arratisej.
Gentjan Balla, sipas policisë është një person me rrezikshmëri të lartë, me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe ka qenë i dënuar më parë me 15 vite burg për veprën penale “Vrasja me dashje”, ngjarje e ndodhur në vitin 1997.
Ndaj Ballaës tani rëndojnë akuzat e “Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake’’ dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.
Policia ka sekuestrua në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë, me 13 fishekë luftarakë dhe automjetin tip Benz.