Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur pas rezultatit paraprak edhe për marrëdhëniet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Në një intervistë për TCH, Kurti shprehet se marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë të nevojshme dhe duhen zbatuar sa më mirë. Ai propozon edhe komisione qeveritare të përbashkëta në disa fusha.
Cili është mesazhi juaj për shqiptarët në Shqipëri dhe si shikoni ti ndërtoni mardhëniet me Kryeministrin Edi Rama?
Unë besoj që do të bashkëpunojmë mirë, unë e njoh kryeministrin e Republikës së Shqipërisë kemi nevojë që ato marrëveshje që deri tash janë nënshkruar sa më shumë ti zbatojmë.
Unë besoj do të kishte qene mirë të kemi komisione qeveritare sa i përket politikës së jashtme, mbrojtjes së sigurisë dhe mbrojtjes së burimeve natyrore, por gjithashtu edhe një regjistër të përbashkët civil dhe të bizneseve.
Si dhe Kosova dhe Shqipëria kanë hapësirë mundësi që të integrohen me njëra-tjetrën shumë më shumë se saç aktualisht është rasti, prandaj unë i gëzohem bashkëpunimit që do të kem me Republikën e Shqipërisë sepse edhe nevojat e qytetarëve edhe vullneti im është për këtë gjë.
/a.r