Emri i Jurgen Klopp po qarkullon periudhën e fundit, për kombëtaren gjermane. Trajneri i Liverpoolit shihet nga Federata e shtetit të tij, si zëvendësuesi ideal i Low, që pas Europianit duket se do të lërë stolin e “pancerave”.
Por, siç raporton “The Sun”, Klop e ka gjetur pasuesin e tij te Liverpooli.
Ish-kapiteni Stiven Gerard mund të jetë ai që do të marrë drejtimin e të kuqve.
Gerard është duke bërë një punë të mirë me Rangers në Skoci dhe Klopp duket se i beson aftësive të ish-kapitenit legjendar të Liverpoolit.
Terreni duket se po bëhet gati për ndryshime të mëdha te Liverpooli, që me Kloppin është rikthyer i lavdishëm.