Futbollisti i kombëtares, Herolind Shala, i është nënshtruar nëdrhyrjes kirurgjikale sot në Liberec të Çekisë, pas goditjes që mori mbrëmë në hundë. Lojtari kuqezi u godit me shqelm në fytyrë nga një lojtar holandez, gjatë ndeshjes së Slovan Liberec me Groningenin, për Europa League.
Kundërshtari, Michael De Leuw, doli me karton të kuq, ndërsa Shala u dërgua menjëherë në spital, për shkak të frakturës në hundë.
Operacioni i sotëm ka qenë i suksesshëm, ndërkohë që lojtari vazhdon të qëndrojë në spital.
“Tani jam operuar dhe po ndihem shumë më mirë. Fatkeqësisht këtë të diel nuk mund t’i ndihmoj skuadrës por nga java e ardhshme do jem përsëri në fushë”, ka deklaruar Shala për Telegraf.