Këshilli Ekonomik i Bashkisë së Tiranës është mbledhur për herë të parë sot, nën drejtimin e kryebashkiakut Erion Beliaj. Kryetari bëri një paraqitje të probleme të Bashkisë, duke bërë të ditura edhe pikat ku po mendohet ngritja e zonave të lira ekonomike.
“Duam që edhe në Tiranë të zhvillojmë zonat ekonomike, sidomos në zonën e Vaqarit. Dua ta përdor këtë takim për të qarë hallet e shtëpisë e për të dhënë gjendjen e bashkisë në parametra”, tha Veliaj.
“Kemi gjetur një bashki të zhytur në borxhe. Sot borxhet janë 30-31 milionë dollarë, pa përfshirë kompanitë e tjera publike. Për kompanitë e pastrimit janë 4.6 milionë dollarë. Mbi 7 milionë dollarë për infrastrukturën. Ju garantojmë se do të njohim çdo borxh të Bashkisë së Tiranës”.
Më tej, Veliaj tha se do të nisi hartimi i planit të ri urbanistik.
“Do të nisim hartimin e planit të ri urbanistik. Sheshi “Skënderbej” do të kthehet në pedonale. Për unazën e vogël kemi filluar procesin e shpronësimeve. Kemi një proces aktiv të pastrimit nga ndotja dhe pastrimit të liqenit”.
Gjithashtu ai bëri të ditur se po punohet për shëndoshjen e financave, duke treguar se në sheshin “Italia” fitohen një mijë euro në ditë nga parkimet.
“Sapo kemi filluar një projekt pilot të parkimeve publike në qytet. Vetëm sheshi “Italia” prodhon një mijë euro në ditë, baras me 365 mijë euro në vit. Sikur të kishim dhjetë parkime të tilla, do të fitonim mbi tre milionë euro në vit. Pa rritur taksart, por duke gjetur burime të ardhurash dhe në partneritet me biznesin mund të shkojnë në bashki mbi 100 milionë euro në vit”.