Instituti “Karolinska” në Stokholm të Suedisë ka njoftuar sot se Çmimi Nobel për Mjekësi për vitin 2019 u jepet dy shkencëtarëve amerikanë dhe një shkencëtari britanik. Fituesit e çmimit prestigjioz janë William Kaelin, Sir Peter Ratcliffe dhe Gregg Semenza.
Sipas njoftimit zyrtar të këtij instituti, tre shkencëtarët janë përzgjedhur fitues të çmimit të famshëm për shkak të zbulimeve lidhur me ndjeshmërinë dhe përshtatjen e qelizave ndaj pranisë së oksigjenit, shkruan “corriere”.
“Ata hodhën themelet për të kuptuar se si nivelet e oksigjenit ndikojnë në metabolizmin qelizor dhe funksionin fiziologjik,” shpjegoi juria, duke shtuar se gjetjet e tyre “hapën rrugën për premtimin e strategjive të reja për të luftuar aneminë, kancerin dhe shumë sëmundje të tjera“.
Si pjesë e fitimit të Çmimit Nobel, tre shkencëtarët do të shpërblehen me nëntë milionë krona suedeze apo rreth 828 mijë euro. / Javanews
g.kosovari