Komisioneri i Bashkimit Evropian për ekonominë Pierre Moskovici tha se Greqia do të marrë këstin e ardhshëm të ndihmës së shpëtimit nga kreditorët e saj evropianë. “Greqia ka përfunduar një numër të caktuar të reformave dhe ne do t’i japim 3 miliardë euro”, tha Moskovici duke folur në radion “Europe 1”. Sipas tij, në nëntor Eurogrupi dhe institucionet kreditore të Greqisë – Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), Banka Qendrore Evropiane (BQE) dhe BE-ja do të shqyrtojnë çështjen e rekapitalizimit të bankave greke.
Moscovici ka deklaruar ndër të tjera se programi i shpëtimit është në kohën dhe rrugën e duhur.