Në Kosovë ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të parakohshme.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u ka bërë apel qytetarëve që të dalin të votojnë si dhe për një proces elektoral të lirë dhe të drejtë.
“Sot Kosova zgjedh legjislaturën e re, që do të nxjerrë edhe qeverinë e re të Kosovës, e cila duhet të përmirësojë jetën e qytetarëve tanë dhe të përballet me sfidat që i kemi përpara. Prandaj, ftoj për një pjesëmarrje sa më të madhe, për një proces elektoral të drejtë, të lirë dhe fer. Kemi ndërtuar traditë të zgjedhjeve të mira dhe të pranuara nga të gjithë. Sot le të fitojë Kosova.”-shkruan Thaçi në Facebook. /l.m