Që prej orës 07:00, në Kosovë po votohet për të zgjedhur qeverinë e re, pas dorëheqjes nga posti i Kryeministrit i Ramush Haradinajt.
Mediat kosovare kanë raportuar se është shënuar incidenti i parë, pasi në qendrat e votimit në Mitrovicën e Veriut, Zveçan dhe Leposaviç ka pasur përplasje të komisionerëve mes njëri-tjetrin.
Shkaku i përplasjes mësohet se ka qenë mënyrë e votimit, pasi disa prej komisionerëve kanë kërkuar që të votohet me letërnjoftim serbë, ndërsa të tjerët kanë kërkuar që të votohet me letërnjoftim të Kosovës.
Në Mitrovicën e Veriut, të drejtën për të votuar e kanë 80 mijë qytetarë. /l.m