Karta e debitit është produkti bankar me përdorimin më të gjerë nga qytetarët.
Nga një anketim i bërë publik së fundi nga Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) mbi përdorimin aktual të produkteve bankare, rezulton se qytetarët përveç llogarisë korente, produktin më të përdorur kanë kartat e debitit me 46%.
Karta e debitit përdoret zakonisht bashkë me llogarinë korente, por të dhënat tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve, përdorin llogarinë korente pa kartën e debitit.
Ndërkohë karta e kreditit përdoret në masën 31% dhe llogaritë e kursimeve përdoren më pak, pasi vetëm 26% e të anketuarve kanë një të tillë.