Ish-deputeti i Asamblesë së Republikës Ruse të Yakutia, Alexander Krilov ka ndërruar jetë pasi është sulmuar nga një ari.
“Fatkeqësisht, informacionet e shpërndara në rrjetet sociale janë konfirmuar. Trupi i Alexander Krilov u transportua në një automjet jashtë rrugës për në fshatin Tomtor”, tha shefi i zonës Igor Vodovozov.
Sipas medias së huaj, Krilov kishte dalë për gjueti ditën e djeshme dhe qëlloi me armë një ari.
Në momentin që iu afrua ariut, një ari tjetër e sulmoi duke i shkaktuar vdekjen.