Për shkak të reshjeve të shiut, në aksin Godolesh- Elbasan, dherat kanë pësuar një rëshqitje duke dëmtuar kështu rrugën, e cila është bërë e pakalueshme.
Prej kësaj janë bllokuar fshatrat Griqan e Gur i Zi. Banorët kanë kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve vendore për zhbllokimin e rrugës.