Presidenti i Republikës Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka deklaruar se Vallja e Tropojës meriton që të promovohet dhe të bëhet pjesë e UNESCO-s.
Teksa publikon një video nga koncerti recital i koreografit Skënder Haklaj, Meta thotë se është shumë bukur që të nisësh fundjavën me energjinë e jashtëzakonshme të Kcimit të Tropojës.
Më pas ai shton se është thelbësore të jemi krenarë për këto thesare të trashëgimisë tonë kulturore, të ruajmë këngët, vallet e traditat dhe t’i trashëgojmë ato brez pas brezi.
Në një postim në facebook kreu i shtetit promovon kcimin e Tropojës, një pasuri kombëtare që shpalos vlerat patriotike, fisnikërinë dhe krenarinë.
“E ku ka më bukur se ta nisësh fundjavën me energjinë e jashtëzakonshme të Kcimit të Tropojës dhe të tropojanëve fisnikë. Shumë i lumtur të merrja pjesë dje në Koncertin recital “Me vallet më të bukura të Tropojës” të Mjeshtrit të Madh, koreografit Skënder Haklaj, ku askush nuk i rezistoi dot valleve e këngëve. Është thelbësore të jemi krenarë për këto thesare të trashëgimisë tonë kulturore, të ruajmë këngët, vallet e traditat dhe t’i trashëgojmë ato brez pas brezi. Kcimi i Tropojës, kjo pasuri kombëtare që shpalos vlerat patriotike, por dhe krenarinë e fisnikërinë e Alpeve tona, e meriton të promovohet më shumë dhe të bëhet pjesë e UNESCO-s”, shkruan Meta.
g.kosovari