Javanews/ Real Madrid ka vendosur një listë rregullash të hekurta për lojtarët e tij, njofton Javanews. Disa mendojnë se kemi të bëjmë më shumë me një kuadrat ushtarësh, sesa me një tufë të rinjsh milionerë dhe profesionistë. Ja lista:
- Nëse nuk je në peshën trupore të duhur merr 250 euro gjobë.
- Nëse mbipesha përsëritet, gjoba shkon në 1000 euro
- Në seancat stërvitore, gjatë fizioterapisë, mbledhjet teknike dhe udhëtimet me autobusin e skuadrës, ndalohen zilet e celularëve. Gjoba nga 250-1000 euro
- Nëse vonohesh pesë minuta në stërvitje merr 250 euro gjobë
- Nëse mungon në një seancë stërvitore pa arsye, gjoba 3000 euro
- Nëse lojtari del jashtë qytetit të Madridit, duhet të njoftojë trajnerin. Gjobë 1000 euro në rast të kundërt.
- Lojtarët duhet të njoftojnë klubin për çdo intervistë apo angazhim publicitar që kanë
- Nuk lejohen vizita njerëzish të huaj kur skuadra është e mbledhur, përfshirë familjarët
- Lojtarët duhet të veshin gjithnjë veshje me stemën e klubit gjatë intervistave zyrtare, ndryshe marrin gjoba me tarifë të papërcaktuar, shkruan Javanews.
G.Kosovari, Javanews