Një 13-vjeçare është rrëmbyer tek ish- Parku i autobusave në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda”.
Në momentin e rrëmbimit mësohet se me adoleshenten ka qenë dhe motra e saj.
Nga dëshmitarët në vendngjarje mësohet se vajza është tërhequr zvarrë nga një mjet tip “Fiat” i kuq. Vajza ishte duke u kthyer nga shkolla së bashku me të motrën kur u rrëmbye poshtë pallatit ku banonte nga një makinë tip ‘Fiat’.
Denoncimi është bërë nga motra e 13-vjeçares. Ende nuk ka detaje të tjera lidhur me rrëmbimin e adoleshentes në mes të ditës, në kryeqytet.
Njoftimi i policisë
Në rrugën “Ndre mjeda” dyshohet se një person ende i paidentifikuar, ka marrë jashtë dëshirës në automjet një 13 vjeçare dhe ështê larguar.
Policia është vënë në ndjekje të automjetit dhe po punon itensivisht për identifikimin dhe kapjen e personit. /l.m