Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të premte, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një person.
Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja raporton se dy automjete janë përplasur dy automjete në aksin Shkodër- Koplik, ku ka mbetur i plagosur një nga drejtuesit e mjeteve.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti dhe as identiteti i personit të plagosur. Shqiptarja.com sjell foto nga vendi i ngjarjes, ku shihet që përplasja ka qenë shumë e fortë, duke shkaktuar jo vetëm të plagosur, por edhe dëme të shumta materiale. /l.m