Nga Lezha, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka komentuar raportin e Komisionit të Venecias. Duke sqaruar se përgjigjet e tij dhe komentet janë shteruese ai tha se ne çdo rast ka mbrojtur Kushtetutën e Shqipërisë.
“Janë 100% shtruese dhe janë ashtu siç kam thënë, konfirmimi i mbrojtjes së Kushtetutës së Shqipërisë”, deklaroi Meta.
Presidenti ka deklaruar se ekzistojnë mundësitë që nëpërmjet një reflektimi të shpejte vendi ynë të vendoset në shinat e ligjit dhe të arrihet dialogu mes palëve për të rritur edhe besimin e të rinjve se e ardhmja është këtu.
“Unë jam i bindur se vendi ynë i ka të gjitha mundësitë që përmes një reflektimi të shpejtë të rivendoset në binarët e kushtetutës, të shtetit ligjor dhe njëkohësisht edhe të një dialogu, i cili frymëzon një bashkëpunim midis gjithë shqiptarëve dhe sidomos jep siguri për të rinjtë se e ardhmja është këtu”, tha Meta.
g.kosovari