Policia e Shkodrës ka dhene detaje per ngjarjen e ndodhur diten e djeshme ku sipas saj, ne spital janë paraqitur për mjekim 12 fëmijë të moshës 10-12 vjeç, me shenja intoksikimi, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
“Sipas familjarëve të tyre fëmijët kanë konsumuar ushqim në një fast food, përpara shkollës në qendër të fshatit Postrribë, Shkodër”, tha policia.
NJOFTIMI
Ditën e djeshme, në orën 20:50 është marrë njoftim se në Spitalin Rajonal Shkodër janë paraqitur për mjekim 12 fëmijë të moshës 10-12 vjeç, me shenja intoksikimi, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Sipas familjarëve të tyre fëmijët kanë konsumuar ushqim në një fast food, përpara shkollës në qendër të fshatit Postrribë, Shkodër.
Janë shoqëruar pronarët e fast food-it për deklarime, si dhe po bëhen verifikimet nga Drejtoria AKU.
Vijojnë veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
g.kosovari