Kryeministri Edi Rama ka komentuar mbrëmjen që lamë pas vendimin e Krimeve të Rënda, e cila dënoi me 3.4 vite shërbim prove ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
I ftuar në ‘Real Story’ Rama tha se nuk mund të komentojë kurrsesi vendimet e gjykatave.
Rama tha se “çështja Tahiri“, është çështje që i takon drejtësisë.
“Nuk është përfundimtare. Unë nuk merrem me vendime gjykatash, as në rastet kur janë skandaloze dhe ja bëjnë mu.
Nuk është shpikur në një sistem tjetër që të gjykojmë gjykatat. Nuk merrem dhe as jam marrë që në sekondën e parë (Tahiri) është një çështje që i takon drejtësie.
Por që të thuash u fal, është e tepërt. Që duhet të dënohet më shumë apo më pak, se themi ne”, tha Rama.
/a.r