Një person ka tronditur sot qytetin e Elbasanit teksa ka prerë damarët.
Shtetasi Dashi Sejdini preu damarët me një mjet të mprehtë në lagjen ‘’Tabakane’’ në momentin kur po kishte lëvizje të kalimtarëve.
Raportohet se ambulanca mbërriti me një orë vonesë, ndërsa personi në fjalë vuante prej kohësh nga abuzimi me alkoolin. Më pas, ai është transportuar në spital, ku po mbahet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Deri tani nuk dihet cila është gjendja e tij shëndetësore.
Policia dhe banorët deklarojnë se dhe sot ai ishte i alkoolizuar. /l.m