Një aksident i frikshëm ka ndodhur në rrugën Levan-Fier, ku në vendin e quajtur ‘Fabrika e Bukës, në lagjen 1 Maji, janë përplasur dy maune.
Përplasja ka qenë shumë e fortë, por fatmirësisht nga ky aksident nuk ka patur asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të saj. Nga dyshimet paraprake thuhet se shkak i këtij aksidenti është bërë lagështia në rrugë. /l.m