Nikoll Lesi thotë që kryeministri Edi Rama të dorëhiqet pasi sipas tij tani kryedemokrati Lulzim Basha është bërë një lider i vërtetë dhe është gati të drejtojë vendin.
“Ramën e njoh si ish-kryebashkiak, si kryeministër, si gazetar. Është mjeshtër i fjalës por e vërteta është se nuk qeveris mirë. Si dashnor i madh i medias së lirë dhe që është gati të shkojë edhe në zyrën e Lulzim Bashës, është një prefeksion i propagandës së madhe që përgatitet nga 200 persona që e thashë më parë, për t’i treguar edhe Europës që ja çfarë po bëj. I ka dalë boja.
Një zgjidhje ka Edi Rama, të japi dorëheqjen dhe të ulet në tryezën e diskutimeve me opozitën për të ofruar një zgjidhje. Asnjëherë nuk do ti gjejë asgjë as Edi Ramën, as Sali Berishën, as Lulzim Bashën dhe as Ilir Metën, sepse të gjithën e pëson populli, dhe pa shkruar drejt asaj ku populli del dhe e thotë Rama të japë dorëheqjen, ky do ishte mirë t’i hapte rrugë ndërtimit të një qeverie zgjedhore nga pranvera. Ky vend ka mbaruar dhe që të mos ikin të gjithë duhet t’i rikthehen arsyes së dikurshme si në shkrimet që bënte tek ‘Koha Jonë’, godiste Sali Berishën.
Rëndësi ka të bien dakort se emra për të drejtuar qeverinë ka plot. Po ju jap një emër, të vërë Ditmir Bushatin të cilin mund të dalin të ‘bombardojnë’ nesër. Të gjitha partitë politike kanë emra sa të duan për të drejtuar këtë qeveri. Duhet me patjetër të japë dorëheqjen. Nëse Edi Rama fiton në zgjedhjet e parakohshme i ngremë një bust në mes të sheshit. Por Rama këtë frikë ka, se edhe në sondazhet e rilindjes e ka zbuluar se ka një rënie drastike të rënies së elektoratit që e mbështet.
Pyetje e Fax News: Si e vlerësoni mënyrën se si Basha po bën opozitë?
Lesi: Kam pasur kritikat e mija para disa viteve, por edhe ia kam thënë, tashmë është bërë lider dhe është gati të drejtojë Shqipërinë.
Kushtet që dha Gjermania janë nëntë, por mund të vendosi kushte edhe Hollanda, por edhe Franca e shtete të tjera. Frikë kam se këto janë kushte shumë të rrepta, përfundoi Lesi.