Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka folur për planin me pesë pika të opozitës propozuar nga Lulzim Basha.
I ftuar në “Top Talk”, Patozi është shprehur se ky plan është i destinuar për të dështuar
Sipas Patozit, plani ka rënë që në pikën e parë ku kërkohet që reforma të udhëhiqet nga ndërkombëtarët, në një kohë kur ndërkombëtarët refuzojnë.
‘Megjithë dëshirën e mirë për ta parë me dashamirësi këtë projekt, unë nuk mendoj se është realist dhe nuk mendoj që është i realizueshem. Duket sikur PD po shtyn ditët e vendit, nuk i sjell vendit zgjidhje. Është i parealizueshëm edhe nga mënyra se si kërkohet në mënyrë ultimative, kur tani nuk është momenti për ultimatume, por mbi të gjitha dhe nga përmbajtja. Ky i ashtëquajturi plan apo pakt ka rënë që në pikën e vet të parë, pasi kërkohet që reforma zgjedhore të udhëhiqet nga ndërkombëtarët të cilët kanë refuzuar. Nuk është detyrim i tyre, s’ka ndodhur askund tjetër, s’ka pse të marrin përsipër gjërat që ne duhet t’i bëjmë vetë’, tha Patozi. /l.m