Dy gomonet e ngarkuara me drogë që u kapën në Greqi dhe kishin destinacion Turqinë, ishin mbushur në Vlorë me 2.5 tonë marijuanë. Kështu shkruajnë sot mediat greke, që zbardhin detaje të reja nga linja e trafikut të drogës shqiptare.
Kjo sasi marijuane do të dërgohej më pas në Aivalin të Turqisë nga ku shkëmbehej me 150 kg heroinë.
Sipas medias greke “The Toc”, që raporton sot lajmin, vlera e marijuanës së kapur në brigjet turke, ishte 3000-4000 euro për kg, ndërsa ajo e kapur në Greqi, kapte vlerën e 1000 eurove.
“Ishte informacioni i Prokurorisë, i cili iu përcoll oficerëve të Rojës Bregdetare, të cilët menjëherë filluan kërkimet. Arsyeja e shkëmbimit ka të bëjë me tregun fitimprurës të hashashit në Turqi, pasi kostoja për kilogram është 3,000-4,000 euro, ndërsa në Greqi 1.000 euro, ku trafikantet i japin hashash vendit fqinj dhe marrin heroinën që është më e shtrenjtë në Greqi dhe në Evropë”, shkruan media greke.
Në gomonen e parë u arrestuan tre persona, dy shqiptarë dhe një italian, pas një operacioni ndjekje disa ditore nga deti, ajri dhe toka e autoriteteve greke.
Ndërsa në gomonen e dytë u ndalua një trafikant shqiptar, i cili raportohet se është hequr si klandestin, duke thënë se kishte ardhur nga Turqia me një gomone bashkë me disa të tjerë.
Sakaq, dyshimet janë se heroina mund të jetë hedhur në det në një thellësi 300 metra gjatë ndjekjes së trafikantëve nga policia, ku pati dhe shkëmbim zjarri.
Ajo që bie në sy nga hetuesit është se trafikantët shqiptarë zgjodhën ditë të veçanta për lëvizjen, duke preferuar ato me stuhi dhe erëra të forta, siç ndodhi në 24 shtator kur filloi “udhëtimi”. Komunikimi i tyre ishte përmes aplikacioneve në internet, ndërsa vazhdimisht monitoronin uebsajtet e lajmeve për të planifi9kuar aktivitetin e tyre për trafik droge. Kur u gjurmuan nga policia, trafikantet thuhet se nuk u ndalën, por kërkuan ishuj për të ruajtur përkohësisht.
Per kete arsye, ata zgjidhnin edhe skafiste te zote dhe skafe me motore te fuqishem qe te perballonin det me dallge mbi 6 balle. / Panorama
g.kosovari