Ditën e premte, më 4 tetor është planifikuar publikimi nga Presidenca qëndrimi në lidhje me draft opinionin e Komisionit të Venecias, i cili ka hartuar raportin për vendimin e kreut të shtetit Ilir Meta për çdekretimin e datës së zgjedhjeve, më 30 qershor.
Burime nga Presidenca konfirmojne për “Panorama” se neser do bëhet publik qendrimi i Presidences dhe po kështu do të bëhen publike edhe pyetjet e Presidentit per komisionin e Venecias per shterimin perfundimtar te kesaj ceshtje.
Sipas raportit të publikuar nga Venecia pak ditë më parë , vlerësohet se Presidenti Ilir Meta ka vepruar në tejkalim të kompetencave të veta kushtetuese ndërsa vendosi të anullojë 30 Qershorin si datë të zgjedhjeve vendore. Në draft opinionin e tij, Komisioni vërente se sipas tij, nuk janë kushtet për të vërtetuar një shkelje serioze që do të çonte në shkarkimin e tij.
Në përfundimet e tyre, pasi kanë analizuar me detaje të gjithë rastin, ekspertët e Komisionit theksojnë se “në mungesë të një dispozite ligjore, Presidenti mund të anulojë zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, vetëm në një situatë e cila plotëson kriteret për marrjen e masave të jashtëzakonshme”. Por sipas tyre “edhe atëherë Presidentit i duhet një bazë ligjore specifike për të shtyrë zgjedhjet”.
g.kosovari