Një lajm ka tronditur mbrëmjen e djeshme të gjithë tifozëve të Italisë, veçanërisht ata të skuadrës së Sassuolo. Giorgio Squinzi, pronari i klubit zigjelbërt dhe administrator i vetëm i Mapei është shuar në Milano, në moshën 76-vjeçare pasi luftoi gjatë kundër një sëmundje.
Kimist dhe sipërmarrës i suksesshëm, ish-presidenti i Confindustria dhe tifoz historik i Milan, që nga viti 2002 ishte pronar i Sassuolo dhe nën drejtimin e tij skuadra emiliane ia doli që të aktivizohet për të parën herë në Seria A dhe që të mbajë për disa vite vendin në elitën e futbollit italian.