Pas zjarrit në fshatin Xhuherinë dy vatra të reja janë konstatuar në Vlorë. Mësohetse zjarri i parë ka përfshirë kodrat e Orikumit ku rrezikohen tre banesa.
Përmasat e zjarrit janë shumë të mëdha dhe janë fare pranë banesave ku mund të ketë edhe një përfshirje të tyre nga flakët.
Aktualisht në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Vlorës të cilët janë angazhuar dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.
Po ashtu një vatër tjetër zjarri ka rënë në Cerkovinë. Në këtë zonë zjarri po përhapet me shpejtësi për shkak se terreni është shumë i thyer dhe zjarrfikësit nuk ndërhyjnë dot.
/a.r