Sajmir Çili është liruar nga detyra e drejtorit të Cirkut Kombëtar. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.
“Në mbështetje tё pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 4, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave vendosi: Sajmir Çili lirohet nga detyra si drejtor i Cirkut Kombëtar. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë” thuhet në vendim.
/a.r