Dhuna në familje vijon të jetë gangrenë në shoqërinë shqiptare, ku në shumicën e rasteve gratë dhe vajzat janë ato që bien pre e forcës fizike të burrave.
Sipas të dhënave të INSTAT, vetëm në vitin 2018 humbën jetën 19 persona.
Ndërkohë, përgjatë viteve 2017-2018 rastet e dhunës të evidentuara nga policia janë rritur me gati 400.
Shkaqet janë të shumta, nga xhelozia e deri tek ato ekonomike. Kjo është vetëm maja e ajzbergut, pasi ka shumë raste të tjera që nuk dihen, pasi frika i step që të denoncojnë dhunën në familje.
/a.r