Janë kohët e vështira ato që na bashkojnë, që na tregojnë se sa shumë kemi nevojë të mbështetemi tek njëri-tjetri.
Tërmeti i 21 shtatorit shënoi një prej ngjarjeve më alarmuese në Shqipëri gjatë këtyre viteve të fundit. Statistikat numërojnë rreth 150 të plagosur dhe shumë familje të pastreha për shkak të tronditjeve të cilat arritën magnitudën 7.5 ballë dhe e patën epiqendrën në Durrës.
Në një situatë të tillë emergjente, Mbreti i ushqimeve të shpejta, Burger King, ishte ndër bizneset me përgjegjësi sociale të cilat menjëhere u mobilizuan në ndihmë të të prekurve nga këto tërmete katastrofike.
Prej së premtes e deri të dielën, Burger King qëndroi pranë familjeve duke ofruar ushqim falas në Qendrat Sociale të Tiranës, dhe duke i risjellë atyre buzëqeshjen, veçanërisht fëmijëve.