7 persona janë arrestuar nga Policia Cleveland pasi kishin mbjellur drogë me vlerë 1 milion paund.
Sipas gazzetelive.co,uk bëhet me dije se policia ka konfiskuar si provë sasinë e drogës, 2 automjete dhe 10,000 paund para kesh.
Policia e Cleveland e zbuloi kanabisin në Thornaby, Middlesbrough, Hartlepool, Billingham dhe Durham.
Shtatë të arrestuarit janë të moshës midis 24 dhe 36 vjeç dhe të gjithë janë paraqitur në Gjykatën e Magjistraturës Teesside.
Ata janë:
Marigel Balla, 24 vjeç, pa vendbanim të caktuar
Laert Duzha, 30 vjeç, nga Bedale Avenue në Billingham
Edi Miraka, 33 vjeç, pa vendbanim të caktuar
Erjon Tafa, 29 vjeç, pa vendbanim të caktuar
Ermal Asilani, 32 vjeç, pa vendbanim të caktuar
Alfred Boriqi, 36 vjeç, nga Rruga Milton në Hartlepool
Emirjon Myftaraj, 29 vjeç, nga Langley Avenue në Thornaby
Mbikëqyrësi Tariq Ali tha: Ekipi ynë i përkushtuar punon pa u lodhur çdo ditë në përpjekje për të trajtuar furnizimin e drogës në Cleveland dhe javën e kaluar puna e tyre e vështirë u shpagua pasi ata kapën një sasi të madhe kanabisi.
/a.r