Ndërhyrja e plotë për ta rijetëzuar Dimalin, qytetin antik që daton 2800 vite para erës sonë dhe për ta kthyer atë në një atraksion turistik ishte qëllimi i një takimi të ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi në Urën Vajgurore. Qyteti i lashtë i Dimalit bëri bashkë në takim ministrin Klosi me përfaqësues të bashkisë, prefekturës e Monumenteve të Kulturës, arkeologë dhe specialistë të fushës.
Teksa u shpreh se është bërë shumë pak për trashëgiminë kulturore, Klosi nxiti që këto destinacione të zbulohen dhe investohen për t’u shndërruar në një atraksion turistik për qytetin e Urës-Vajgurore.
Për ta bërë këtë, Klosi i kërkoi bashkisë të hartojë një projekt në mënyrë që të mundësohet ndërhyrja e plotë për ta rijetëzuar qytetin antik.
Ministri Klosi ftoi bashkinë e Urës Vajgurore të nxisë edhe zhvillimin e agroturizmit, dhe ofertën e hotelerive të vogla për ta bërë zonën më të vizitueshme, pergatiti BW.