Deputeti i Partisë Socialiste, Sadi Vorpsi, në fjalën e tij në Kuvend e ka vënë theksin tek pasojat e tërmetit të 21 shtatorit dhe reshjet e dendura të dy ditëve më pas0.
Vorpsi theksoi se në Vorë 57 shtëpi janë të pabanueshme duke kërkuar një bashkëpunim më efikas mes pushteti lokal dhe atij qendror
Sipas tij, Bashkia e Vorës është një nga më të prekurat nga fenomenet e fundit natyrore, teksa theksoi se janë shënuar plot 1300 ankesa që po marrin trajtimin e duhur përmes angazhimit të strukturave.
Duke apeluar për një vëmendje më te shtuar, deputeti Vorpsi tha se ndërhyrja në Urën e Gjolës si dhe shtimi i specialiteteve në qendrën shëndetësore të sapondërtuar kërkojnë një zgjidhje sa më të shpejtë.
“Këto dy problematika uroj të gjejnë zgjidhje në buxhetin e vitit 2020 duke planifikuar fonde si për thellimin e argjinaturave dhe pastrimin e Urës së Gjolës, ashtu edhe për shtimin e specialiteteve në Qendrën Shëndetësore” – tha Vorpsi sot në Kuvend. /l.m