Presidenti amerikan vijon reagimet e forta kunder hetimit qe demokratet kane nisur, ne lidhje me biseden e tij me presidentin ukrainas Zelenski, ne te cilen Trump kerkoi qe te informohet mbi korrupsionin eventual te djalit te Xho Bajden, kundershtarit te tij kryesor ne zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
Trump ka postuar mesazhe te shumta ditet e fundit, ne te cilat sulmon ashper hetimin dhe proceduren per shkarkim qe kane nisur demokratet, por ka hedhur dyshime te forta edhe mbi vertetesine e materialit qe e akuzon per biseden ne fjale.
Presioni i Trump orientohet me se pari mbi identitetit dhe besueshmerine e agjentit sekret qe e akuzon. Oret e fundit ai ka kerkuar te njihet me identitetin e tij: Dua te njoh personin qe me akuzon, ka postuar Trump ne rrjetet sociale. Nderkohe demokratet kane njoftuar se dalja ne publik e personit qe shkroi materialin akuzues per presidentin amerikan, eshte shume e afert. Drama e shkarkimit te presidentit te SHBA po hyn ne nje faze te nxehte te saj.