Nga Bashkim Kopliku
Përmbledhtas, projekt-konkluzioni i Venecias, për çështjen nëse presidenti ka vepruar apo nuk ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën, si dhe nëse duhet apo nuk duhet shkarkuar, jepet në pikën 101.
Kjo pikë, në origjinal është sa vijon:
“101. Taken together, all these elements lead to the conclusion, that although the President exceeded his constitutional competences by cancelling and postponing the local elections beyond the electoral mandate of the local authorities ëithout a specific legal basis. Hoëever, the elements presented above could lead to the conclusion that these acts may not have been of a serious enough nature to ëarrant an impeachment of the President.”
Anglishten e mësipërme, unë do ta shqipëroja si vijon:
“101.Të gjithë këto elementë (me “elementë”, këtu bëhet fjalë për sa është parashtruar më lart në Raport– shënim i B.K.), të marra së bashku, shpien në konkluzionin se (kam hequr fjalën “although”= “megjithëse”, sepse është gabim sintaksor në tekstin origjinal — sh. B.K.) presidenti ka tejkaluar (termi anglisht, “exeeded”= “tejkaloi”, është pexhorativ, pra do të thotë se ka kryer një veprim të palejuar– sh. i B.K) kompetencat e tij kushtetuese, me anulimin dhe shtyrjen e zgjedhjeve vendore përtej mandatit elektoral të autoriteteve vemdore (pra, duke lënë në funksion autoritete vendore përtej mandatit që kishin marrë me votimet e tyre–sh. i B.K), gjë që e ka bërë pa bazë konkrete legale.
Megjithatë, elementet, e parashtruar më lart, mund të shpien në konkluzionin se këto akte mund të mos keqnë qenë të një natyre aq serioze sq që të shpien direkt e me siguri në shkarkimin e presidentit/
101, shkurt fare, shqip do të ishte:
“Presidenti, me siguri ka shkelur Kushtetutën, por nuk është e sigurt nëse shkeljet që ka kryer mjaftojnë për ta shkarkuar.”