Milani është në rënie të lirë, këtë e di edhe trajneri Giampaoli, që tani rrezikon seriozisht postin e tij. Pas ndeshjes kjo ishte deklarata e teknikut.
“Ekipi luajti me karakter të madh vetëm tri ditë më parë dhe pashë momente futbolli që më pëlqyen. Sot luajtëm keq në aspektin individual, pa organizim apo sens përgjegjësie kolektive.
Ka disa lojtarë që janë të rinj dhe mund të tentojnë të bëjnë lëvizje individuale, por ato nuk ta fitojnë ndeshjen. Kur gjërat nuk shkojnë mirë, duhet të kesh forcën për t’u rikthyer tek identiteti si skuadër.
Nëse mundohemi të zgjidhim gjërat në mënyrë individuale, rrezikojmë të zhytemi në vështirësi dhe kjo ndodhi sot.
Tifozët janë mësuar me gjëra të mëdha dhe kanë të drejtë të protestojnë. Patjetër që unë marr përgjegjësi, por eci përpara sepse kam besim tek idetë e mia. Gjëja që më ka bezdisur më shumë se lojtarët dukeshin sikur kishtin ardhur në San Siro pa kryer asnjë seancë stërvitore së bashku. A do të largohem? Jo, vazhdoj përpara”.
Mund të humbasësh, por jo kështu. Presioni ishte i madh dhe kjo u duk qartë.”