Ministri i Jashtëm Bushati është prononcuar për herë të parë për atë që opozita e cilëson si skandal, thirrjen e shefit të kabinetit të tij nga shteti grek për të kryer shërbimin ushtarak, pasi është me nënshtetësi helene.
“Kjo është një çështje e sqaruar nuk kam pse të prononcohem. Kërkesën e opozitës për dorëheqje e kaloj me një buzëqeshje.
Jam gati në cdo moment që të kërkohem institucionalisht për të dhënë shpjegime për këtë cështje që nuk më përket mua, pasi është në përputhuje me legjislacionin dhe ligjin e jashtëm.
Mund të them që shefi im i kabinetit është një nga punonjësit më të devotshëm të shtetit shqiptar.
CV mund t’ua vendos në dispozicion shqiptarëve.
Cdo gjë tjetër është spekulim, pasi idiotët e nevojshëm të fqinjve vazhdojnë që të gjallojnë” u shpreh Bushati.