Ditën e sotme, Policia e Shtetit ka bërë disa ndryshime në radhët e drejtuesve të policisë në disa qarqe të vendit. Report Tv ka mësuar emrat e drejtuesve të rinj dhe të të larguarve.
Një nga emrat e drejtuesve të larguar është a i Mitat Tolës, drejtor i Përgjithshëm i Policisë Rrugore dhe në vend të tij është emëruar Edmond Targaj. Ky i fundit, më herët ka mbajtur detyrën e shefit të qarkullimit në Dibër, si dhe Shef i Sektorit të Forcave Operacionale Lëvizëse, Tiranë.
Ndërkohë, ndryshime ka pasur edhe në policinë e Durrësit, në krye të së cilës është emëruar Niko Palla, ish-shef komisariati në qytetin e Pogradecit. Lëvizje në radhët e policisë ka pasur edhe policinë e Lezhës. Burime bëjnë me dije se Erigert Mitri ka marrë drejtimin e kësaj policie, të cilën më herët këtë post e ka pasur Ferdinand Mara. /l.m