Një i ri ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kaluar në Tiranë. Sipas të dhënave zyrtare mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:45, në Rrugën “Tre Dëshmorët” kur është lënduar lehtë në dorë me armë zjarri shtetasi D. V.,24 vjeç.
Pas hetimeve intensive, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 , kanë bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Yzberisht.
Si rezultat i reagimit në kohë dhe veprimeve hetimore të kryera u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit I. A., 24 vjeç, si dhe shpallja në kërkim e shtetasit F. A. dhe vijon puna për kapjen e tij.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se më datë 25.09.2019, rreth orës 22.45 në rrugën e Qelqit, dyshohet se këta shtetas kanë qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë është plagosur në dorë shtetasi D. V., jashtë rrezikut për jetën.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit F. A., Policia gjeti dhe bllokoi në cilësinë e provës materiale dy thika, të dyshuara si armë të ftohta.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /l.m