Ditën e sotme pritet të jenë prezente reshjet e shiut.
Sipas IGJEUM sot (e enjte, dt.26) priten reshje lokalisht mesatare në qarqet: Lezhë, Durrës dhe Tiranë, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta.
TEMPERATURAT
Sot (e enjte, dt.26) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 19 / 26 °C
në vendet e ulëta: 17 / 28 °C
në vendet malore: 10 / 22 °C.
ERA
Sot (e enjte, dt.26) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. /l.m