Deputeti Ralf Gjoni deklaroi se opozita e re do të votojë rekomandimet e OSBE/ODHIR si pjesë e një pakete gjithëpërfshirëse të sistemit zgjedhor dhe nuk do të pranojë asnjë arnim teknik.
I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Gjoni tha se opozita nuk do të votojë reformën zgjedhore që i ngjan një ‘makijazhi buzëkuq’.
“Drafti i famshëm i dhjetorit është ‘working document’. Ne do shtojmë propozimet tona. Kjo nuk duhet ngatërruar me reformën zgjedhore. Ne do votojmë rekomandimet e OSBE/ODHIR si pjesë e një pakete gjithëpërfshirëse të sistemit zgjedhor. Nëse PS nuk dëshiron që të reformojë sistemin zgjedhor, depolizitmin, transparencën për partitë, ta dinë të gjithë shqiptarët, nuk e votojmë. Nuk do votojmë asnjë makijazh buzëkuq, ose arnim teknik, për reformën zgjedhore. Nëse vullneti i shqiptarëve nuk përkthehet në mandate në parlament, nuk do e mbështesim palo-reformën”, pohoi Gjoni.
g.kosovari