Një automjet me targa gjermane i parkuar në Aeroportin e Rinasit ka ngjallur dyshimet e forcave të rendit. Menjëherë është bërë rrethimi i zonës nga FNSH të cilët kanë bërë një kontroll të imtësishëm brenda saj.
Pas kontrollit ka rezultuar se makina ishte bosh dhe në brendësi të saj nuk kishte objekte të paligjshme apo lëndë narkotike ashtu sikurse u dyshua në fillim. /l.m