Një operacion i madh antidrogë po zhvillohet në ujërat territorial greke, pasi një gomone që dyshohet se ishin nisur nga Shqipëria kanë tentuar të futet në ujërat turke.
Në operacionin në Mitilini, marrin pjesë edhe 10 skafe të policisë greke, 1 avion i FRONTEX dhe 1 helikopter i policisë greke.
Raportohet se gjatë operacionit antidrogë ka pasur edhe shkëmbim me armë zjarri.
Policia turke ka bllokuar futjen e gomones me 3 persona në ujërat e tyre. Gomonia është rikthyer në ujerat greke dhe po tenton ardhjen përsëri në Shqipëri. Snajperistët nga helikopteri kanë qëlluar disa herë por gomonia vazhdon të lundrojë.
Policia greke deklarojnë se është arritur të kapet njëra prej gomoneve më herët pasi trafikantët kanë pasur dy gomone. Ata janë dy persona me origjinë shqiptare dhe një italian raportojnë mediat greke.
Sipas raporteve një nga gomonet e ndaluara është bllokuar dhe u transferua në Lesvos për hetime të mëtejshme, ndërsa hetimet vazhdojnë për gjetjen e gomones së dytë.
g.kosovari