Disa ditë pas tërmetit të fuqishëm që tronditi vendin të shtunën, me epiqendër në detin Adriatik, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton sot se do të zhvillojë një ushtrim stërvitor për reagimin në rast tërmeti.
Njoftimi vjen pas alarmit dhe panikut që shkaktoi lëkundja me magnitudë 5.8 i tërmetit të së shtunës dhe shkaktoi dëme të shumta materiale dhe frikë në popullatë.
Ja njoftimi i Ambasadës në Fb:
Ambasada e Shteteve të Bashkuara do të zhvillojë një ushtrim stërvitor për reagimin në rast tërmeti. Ai është pjesë e ushtrimeve stërvitore që zhvillojmë përgjatë vitit.
g.kosovari