U çua në lokal nga nëna e alkoolizuar në mënyrë që meshkujt ta vinin re, u përdhunua në moshën 15-vjeçare nga njëri prej tyre, pasi e ëma e shiti tek ai për 500 dollarë.
Janë këto disa nga detajet shokuese të treguara në autobiografinë e aktores Demi Moore “Inside out”, e cila u publikuar këtë të martë.
Në librin e mbushur me kujtime, përfshihen mbresa nga e ëma dhe tre vajzat e saj.
Në pjesën dedikuar nënës, citohen problemet e alkoolizmit të saj dhe tentativat e vetëvrasjes.
Ndër të tjera në librin e saj Moore flet edhe për martesën me ish-bashkëshortin Ashton Kutcher, 15 vite më i vogël se ajo.
Ajko tregon se për të shpëtuar martesën, ka pranuar të kryejë marrëdhënie seksuale treshe.
“Ishte gabim, doja vetëm ti tregoja se sa fantastike mund të isha”, thotë aktorja.
/a.r