768- Vdiq mbreti i Francës, Pepin le Bref, monarku i parë i dinastisë Karolinge. Gjatë mbretërimit të tij prej vitit 747, ai luftoi kundër Langobardëve në Itali, pushtoi Eksarkatin e Ravenes, i cili më pas iu dhurua Papës në 756 (Donatio Pippini) por që ate kohe goditi themelet e Papës në Itali.
1852- Inxhinieri francez Henri Giffard bën fluturimin e tij të parë me ballon me avull dhe fluturon 27 kilometra nga Parisi në Trapp.
1971-Mbretëria e Bashkuar dëbon 90 diplomatë sovjetikë për aktivitete të supozuara spiunazhi.
1988- Në Lojërat Olimpike të Seulit, sprinteri kanadez Ben Johnson vendosi një rekord botëror në garën e fundit në 100 metra në 9.79 sekonda. Gjashtë ditë më vonë ai u zbulua se ishte dopinguar, rezultati u përmbys dhe Johnson-it iu hoq medalja e tij e artë.